Flash

Greqia hedh një tjetër hap të zgjerimit me 12 milje në detin Jon

Lapsi.al 12 January 2021
Greqia hedh një tjetër hap të zgjerimit me 12 milje në detin

Projektligji për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon, është diskutuar për të parën herë në Komisionin Parlamentar të Çështjeve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare. Drafti u votua sot në parim në Komision dhe pritet të kalojë në Parlament më 19 janar.

I pranishëm në komision ishte edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias që e konsideroi këtë një hap të rëndësishëm për vendin .

“Është hera e parë që nga viti 1947 që Parlamenti grek thirret për të votuar zgjerimin e territorit kombëtar sovran. Një ditë empatie, solidariteti, pajtimi dhe konsensusi kombëtar. Një nga mundësitë rralla në jetën e një deputeti, një ministri. Jam thellësisht i prekur, faleminderit shumë për pozicionin tuaj që i shërben interesit kombëtar”, u shpreh Ministri i Jashtëm.

Kryediplomati e konsideroi lëvizjen e Athinës si “një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë për të rritur ujërat territoriale në Detin Jon në Kepin Tainaro nga 6 milje detare në 12”.

“Do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 kilometra katrorë dhe nëse dikush merr parasysh zonën e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve, sipas ligjit ndërkombëtar, ajo tejkalon 13,000 kilometra katrorë” – tha Dendias. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në rrugën Korçë-Maliq

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Maliq. Burime nga policia bëjnë me dije se në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke...

19:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI