Flash

I mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me Covid, Ministria e Shëndetësisë dënon aktin korruptiv: Sanitarja të shkarkohet menjëherë dhe të nisin hetimet

Lapsi.al 12 January 2021
I mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me Covid, Ministria e

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”. Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për t’i shkuar deri në fund. Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë. MSHMS falënderon emisionin investigativ “STOP” për denoncimin e rastit në fjalë dhe siguron qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast abuzimi me të drejtën e tyre për të marrë shërbimin shëndetësor që u takon.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në rrugën Korçë-Maliq

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Maliq. Burime nga policia bëjnë me dije se në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke...

19:54

Të shtëna me armë në Mamurras

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Mamurras, Lezhë. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar. Të shtënat dyshohet të kenë ndodhur pas një konflikti të...

18:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI