Flash

Kishte me vete 40 kg suxhuk, kosovari ndalohet në aeroportin amerikan

Lapsi.al 12 January 2021
Kishte me vete 40 kg suxhuk, kosovari ndalohet në aeroportin amerikan

Një ngjarje pikante është regjistruar në aeroportin e Nju Xhersit në SHBA. Një qen anti-drogë zbuloi diçka të dyshimtë në bagazhet e një qytetari nga Kosova. Bëhet fjalë për plot 40 kg suxhuk. Në një reagim për media të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve në SHBA thuhet se suxhuku është zbuluar nga qeni ekspert i quajtur Kody.

“Kur stafi ekzaminoi bagazhet ata gjetën afërsisht 40 kg suxhuk, që janë të ndaluara të hyjnë në SHBA. Ndonëse importi i mishit është në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme në ekonomi dhe industrinë bujqësore”, - thuhet në deklaratën e drejtorit Troy Miller. Pasagjeri ishte shprehur se bëhej fjalë për “suxhuk shtëpie”, duke e shpëtuar atë nga gjoba. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI