Flash

Mitsotakis kërkon prej BE-së çertifikatën standarte që të vaksinuarit kundër COVID-19 të lëvizin lirshëm

Lapsi.al 12 January 2021
Mitsotakis kërkon prej BE-së çertifikatën standarte

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dorëzuar një propozim në Këshillin Europian për një certifikatë standarde të vaksinimit ndaj COVID-19.

Sipas Mitsotakis, përderisa vaksinimi nuk është i detyrueshëm, atëhere personat që kanë marrë vaksinën duhet të lëvizin lirshmë, të paktën mes shteteve anëtare të BE.

"Sigurimi i rifillimit sa më të shpejtë të lëvizjes së lirë të personave midis shteteve anëtare, por edhe me vendet e treta është një përparësi themelore për të gjithë ne. Për këtë arsye në Greqi, ne lëvizëm shpejt dhe zbatuam procedurat për të lehtësuar lëvizjen e lirë të personave të vaksinuar kundër Covid-19. Një hap kryesor në këtë drejtim është krijimi i një certifikate standarde, e cila do të provojë se një person është vaksinuar me sukses", tha Mitsotakis.

Këshilli Europian në takimin e krerëve të shteteve pritet të diskutojë edhe për këtë propozim që mund të shihet si çelësi i lëvizjes së lirë në BE edhe gjatë pandemisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI