Flash

Prurjet në lumenj mbeten të larta, IGJEUM tregon si do të jetë moti në Shqipëri ditët e ardhshme

Lapsi.al 12 January 2021
Prurjet në lumenj mbeten të larta, IGJEUM tregon si do të

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë. Sipas IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve. Ndërsa shton se tërheqja e ujit në shtratin natyral të lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 14 Janar 2021, por rritje ka pasur lumi Vjosa, megjithatë parashikohet që të mbahet brenda kuotave maksimale të argjinaturave. Nesër situata do të shfaqet më ndryshe, pasi parashikohet që të ketë rënie të ndjeshme të prurjeve. IGJEUM bën me dije se edhe lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë nivele të larta por nuk priten probleme të shtuara nga përmbytjet.

Sa i përket reshjeve të shiut, ato do të vazhdojnë të dobëta në të gjithë qarqet e vendit, ndërsa në Vlorë do të jenë mesatare. Ndërkohë që në veri, lindje dhe juglindje të vendit në lartësitë mbi 400m reshjet do të jenë në formë bore. Temperaturat do të variojnë 8 / 11 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 6 / 10 °C; ndërsa në vendet malore: -1 / 6 °C . Ndërkohë që era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Postimi i plote

Të këshilluara

Biznesmenia nga Hong Kong i jep fund jetës

Biznesmenia e njohur në Hong Kong, Luo Lili, që ishte takuar më herët me Rita Orën dhe Hillary Clinton, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike bashkë me të bi...

15:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI