Flash

Rama nxjerr VIDEO-n: Ja situata në Lezhë kur qeverisnin ata që na akuzojnë nga cepat e periferisë

Lapsi.al 12 January 2021
Rama nxjerr VIDEO-n: Ja situata në Lezhë kur qeverisnin ata që na

Edi Rama ka publikuar në Facebook një video që tregon, siç thotë ai situatën e përmbytjeve, pak vite më parë, kur shiu nuk largohej nga tokat e banesat për ditë të tëra.

Kryeministri shton se një shi i rrëmbyer mund të përmbysë edhe Parisin, por por ka apo s’ka kanalizime funksionale e provon pikërisht koha e ikjes së ujit.

STATUSI I PLOTE 

Nën rrebeshin e ditëve të fundit duhej dalë larg Lezhës për të gjetur ujë ende të pambledhur nga kanalet dhe fare pak, disa dhjetra banesa të prekura, ndërsa jo shumë vite më parë, shira edhe me të pakët se këta të fundit, e mbanin Lezhën deri në zemër të qytetit me këmbët në ujë për disa ditë me radhë…

Një shi shumë i rrëmbyer mund t’i mbushë me ujë edhe rrugët e Parisit për orë të tëra, por ka apo s’ka kanalizime funksionale e provon pikërisht koha e ikjes së ujit.

Disa thonë ç’na duhen ne këto, po pa u kujtuar se qametet e përmbytjeve ndodhnin rregullisht deri dje në të shumtën e rasteve, sepse s’spastrohej asnjë kanalizim urban e asnjë kanal kullues, kur qeverisnin ata që këto ditë fajësonin qeverinë duke aktruar nëpër cepa periferish, është e pamundur të kuptojmë sa shumë është bërë vitet e fundit!

Patjetër që ka ende më shumë akoma për të bërë, prandaj duhet të vazhdojmë me besim, durim e punë të madhe?

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në jug të Shqipërisë

Një tërmet ka lëkundur jugun e Shqipërisë mëngjesin e sotëm. Raportohet se tërmeti ka qenë më magnitude 4 të shkallës rihter. Lëkundja është ndjerë pak me...

08:50

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta ku herë pas herë do të kemi reshje të izoluara shiu e d...

07:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI