Flash

Çfarë po ndodh në Britani/ Mbi 1500 të vdekur nga Covid në 1 ditë

Lapsi.al 13 January 2021
Çfarë po ndodh në Britani/ Mbi 1500 të vdekur nga Covid

Nuk ndodhi as gjatë kulmit të valës së parë të covid në mars dhe as kur shifrat nisën të rriteshin në valën e dytë në dhjetor. Në Britaninë e Madhe u shënua një rekord ditor viktimash nga Covid ku duket se ka pasur një efekt edhe varianti i ri. Jetët e humbura në 24 orët e fundit ishin 1 564 përkundrejt 1 243 të një dite më parë. Autoritetet raportuan edhe 47 525 raste të reja.

Megjithatë Kryeministri Boris Johnson është optimist pasi në një seancën dëgjimore tha se "karantina e vendosur ka filluar të ketë disa ndikime pozitive", por ai ende ka theksuar se mbetet ende rreziku i mbipopullimit të spitaleve madje me 70% më shumë të shtruar se në prill. Johnson nuk e përjashtoi që masat të shtrëngohen më tej. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI