Flash

Mediu shton presionin ndaj Bashës, shprehet i gatshëm të bëjë koalicion me Topallin, Patozin dhe Murrizin

Lapsi.al 13 January 2021
Mediu shton presionin ndaj Bashës, shprehet i gatshëm të

Kryetari i Partisë Republikane shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë drejtuesit e partive të djathtë në të mirë të koalicionit dhe fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Unë jam i bindjes që çdo faktor politik, por edhe individ me peshë duhet të jetë pjesë e koalicionit. Historia e së djathtës është histori njerëzish që kanë kontribuar. Ne mund të kemi vlerësime të ndryshme por qëllimin duhet ta kemi të njëjtë.

Historia e problemeve të së kaluarës nuk duhet të na mbyllë sytë për të parë se cila është drita e së ardhmes.

Qëllimi është optimizimi i votove dhe përkthimi i këtyre votave në mandate, duhet optimizimi i votave për të ardhur në favor të opozitës”.

Sipas Mediut, opozita duhet të bashkëpunojë për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar.

“Unë ndihem i detyruar karshi çdo votuesi demokrat dhe republikan, i cili më ka dhënë një status tjetër politik, që ka të bëjë me pozicionin tim si drejtues në politikë. Njerëzit që kanë sakrifikuar dhe na kanë mbështetur duhet të jenë primarë në këtë moment dhe interesat e Shqipërisë”.

Shton se pavarësisht problemeve që kanë drejtuesit politik në opozitë, bashkëpunimi është më i rëndësishëm. “Unë nuk besoj se lidershipi i opozitës duhet të ketë komplekse.Unë kam vlerësim maksimal për zonjën Topalli, zotin Patozi dhe të tjerët. Patjetër duhet krijuar një bashkim kombëtar sa më i gjerë. Jam i gatshëm të bisedoj me ta”.

Kujton vitin 2001 dhe 2005 si ekperienca që duhen marrë shembull: “ka qenë një nga eksperiencat më të mira për të tejkaluar edhe problemet personale dhe për të ndërtuar një alternativë qeverisëse të drejtë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI