Flash

Qeveria italiane në krizë, Renz tërheq dy ministrat e tij

Lapsi.al 13 January 2021
Qeveria italiane në krizë, Renz tërheq dy ministrat e tij

Ish-kryeministri i Italisë dhe drejtuesi i “Italia Viva”, Matteo Renzi ka tërhequr 2 ministra të tij nga qeveria. Renzi në një konferencë shtypi pasditen e sotme njoftoi dorëheqjet e ministrave Teresa Bellanova, Elena Bonetti dhe nënsekretarit Ivan Scalfarotto. Sipas gazetës italiane La Repubblica ky akt fut zyrtarisht në krizë qeverinë Conte.

“Ne po jetojmë në një krizë të madhe politike, po diskutojmë mbi rreziqet e pandemisë. Përballë kësaj krize, ndjenja e përgjegjësisë është të zgjidhim problemet, jo t’i fshehim ato. Kriza politike nuk është hapur nga ne, ajo ka qenë e hapur për muaj të tërë”, deklaroi Matteo Renzi në konferencën për shtyp.

Ky vendim vjen pas “takimit të ndërmjetëm” midis Contes dhe Presidentit Mattarella, i cili theksoi “nevojën për të dalë shpejt nga kjo gjendje e pasigurisë” duke pasur parasysh “pandeminë”.

Të këshilluara

Plas grushti mes policëve në Tiranë

Një sherr i pazakontë ka ndodhur në Tiranë mes një polici të Policisë së Shtetit dhe dy policëve të Bashkisë Tiranë. Ardit Zenelaj, i cili saktësisht është me ...

11:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI