Flash

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të këndojnë në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden si President

Lapsi.al 14 January 2021
Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të këndojnë në

Joe biden është zyrtarisht Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas certifikimit të votave elektorale nga Kongresi Amerikan. Kamala Harris është zyrtarisht zëvendës presidentja, ndërsa Trump ka mbyllur këtu kapitullin e tij. Zv. presidenti Mike Pence njoftoi certifikimin e Biden, i cili mori shumicën e votave. Sigurisht për inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbahet një ceremoni, ku do të performojnë dy këngëtaret me famë botërore, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez.

Kjo ceremoni do të zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan.

Gjithashtu, këngëtarë të tjerë që do të performojnë janë Demi Lovato dhe Justin Timberlake.

Trump ka reaguar gjithashtu pas fitores së certifikuar të Presidentit të ri.

“Ky vendim, që përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë përsëri Amerikën të jashtëzakonshme. Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet e konfirmojnë këtë, në datën 20 janar do të ketë një tranzicion të rregullt. Unë gjithmonë kam thënë se do të vazhdojmë luftën tonë për të siguruar që të numëroheshin vetëm votat e ligjshme.”- u shpreh Trump

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI