Flash

Presidenti i ri, Ramush Haradinaj fton Vjosa Osmanin në debat (VIDEO)

Lapsi.al 14 January 2021
Presidenti i ri, Ramush Haradinaj fton Vjosa Osmanin në debat (VIDEO)

Kosova tashmë ka dy kandidatë të vetshpallur për President, Vjosa Osmanin dhe Ramush Haradinajn që do të varen nga partia apo koalicioni fitues i zgjedhjeve të 24 shkurtit. Osmani nënshkroi marrëveshjen me Albin Kurtin dhe në rast se një nga forcat e tyre politike fiton zgjedhjet dhe përbën shumicën, atëhere ajo do të bëhet Presidente.

Nga ana tjetër Haradinaj ka bashkuar forcat me partinë e Zef Morinës, dhe do të jetë kryesues i listës së AAK si dhe kandidat për President, teksa duket se këto zgjedhje ai nuk ka qëllim të bëhet kryeministët.

Në një video-mesazh Haradinaj ka ftuar Osmanin që të debatojnë së bashku si kandidatë për Presidentë.

‘’E ftoj kandidaten, pra kandidaten e re për Presidente zonja Vjosa Osmanin, në një debat televiziv dhe e mirëpres këtë mundësi që të debatojmë së bashku me ju. ‘’- thotë Haradinaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI