Flash

Debati në opinion/ Pyetjet që Basha la pa përgjigje

Lapsi.al 15 January 2021
Debati në opinion/ Pyetjet që Basha la pa përgjigje

Lulzim Basha ishte i ftuar të enjten në mbrëmje në "Opinion" për të sfiduar, kokë për kokë, Edi Ramën, i cili në të njëjtën orë, përballej me gazetarët në Emisionin "Open". Por, duke hequr mënjëanë seriozitetin, respektin formal ndaj bashkëbiseduesve dhe mos degradimin e bisedës në batuta bajate, lideri demokrat nuk i la gjë mangut rivalit të vet, në aftësinë për ti dredhuar pyetjeve.

Lulzim Basha nuk arriti të përgjigjet për asnjë nga pyetjet "me spec" që i bënë gazetarët.

Ndonëse ai u mundua ta "intimidojë" Baton Haxhiun, duke e quajtur këshilltar strategjik të Edi Ramës, ai i dredhoi dilemave që ngriti ky i fundit. Fillimisht ai u përball me premtimin se "nuk hyjmë në zgjedhje me Edi Ramën", por me një qeveri tranzitore që do e shpinte vendin drejt garës elektorale. A ishte kjo një dështim i rrugës radikale të nisur me djegjen e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale që përfundoi në uljen e tryezës së Këshillit Politik?  

Lideri i PD foli gjatë, e përshkroi rrugën e ndjekur nga opozita, faktin se marrëveshjet nuk garantojnë automatikisht zgjedhjet e lira dhe në fund u mjaftua me fjalinë: "ne nuk e kemi qeverinë tranzitore, por kemi një shumicë absolute të shqiptarëve me vete". Pra, as llogari pse dështoi ky premtin, as siguri për zgjedhjet e 25 prillit (minuta 29 34 ne vidon poshtë).

Basha nuk u përgjigj as për pyetjen se cili do të ishte fati i tij në 26 prill, nëse nuk i fitonte zgjedhjet, pasi vetë ka vendosur personalisht edhe për politikat radikale edhe për ato të marëveshjeve me mazhorancën. Pra edhe nëse humbet realisht, gjë që ka pak gjasa, edhe nëse ia vjedhin votën a do të ishin të dyja rastet dështime të tij personale (32 20)?

Përballë një pyetjeje provokuese si ajo e Lorenc Vangjelit që e krahasoi me pasardhësin e tij në Tiranë, Veliajn, duke i thënë se Basha nuk ka lënë gjurmë në qytet dhe e sfidoi të përmendte emrin e një shkolle që kishte ndërtuar, ish kryebashkiaku tha: "kam ndërtuar shumë". Ai nuk qe në gjendje të përmendte as dhe një emër të vetëm (01 16 07), deri sa i erdhi në ndihmë Fevziu që i kujtoi ndërtimin e një shkolle në Laprakë.

Lidhur me Tiranën Basha rrefuzoi të thotë edhe nëse do të kandidojë apo jo në qarkun më të madh të vendit, listë në të cilën është vetëdeklaruar se do të jetë edhe Sali Berisha.

Përsëri, në fund të emisionit Basha u përball sërisht më Baton Haxhiun për problemin e oligarkëve.

Gazetari aludoi për biznesmenët e mëdhenj që opozita shpesh nuk i përmend me emra për aferat që kryejnë me pushtetin dhe i bëri pyetjen e thjeshtë: "Këta kanë qenë edhe oligarkët tuaj, a mund të më thoni një emër që nuk ka marë punë publike në kohën e PD dhe e ka shpikur Rama si oligark" (01 31 49)?

Basha u ngrit në këmbë, nxorri një listë të gjatë me denoncime të PD-së, por nuk shqiptoi dot asnjë emër oligarku që e ka shpikur Edi rama dhe nuk ka pasur pozita të forta në tregun shqiptar që në qeverisjen e Berishës.

Pra paraqitja e liderit të PD-së në "Opinion" la ende shumë enigma dhe pyetje pa përgjigje. E vetmja pikë ku ai bëri një diferencë të theksuar me rivalin e tij, qe mënyra e komunikimit dhe sjellje jo prej kllouini por prej shtetari.

©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=95lME4pY8k0&feature=emb_logo

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI