Flash

“Nisma Thurje” regjistrohet në gjykatë si subjekt politik

Lapsi.al 15 January 2021
“Nisma Thurje” regjistrohet në gjykatë si subjekt politik

“Nisma Thurje” është regjistruar ditën e sotme në gjykatë si subjekt politik.

Deputetja Rudina Hajdari prezantoi nismën “Thurje” më 28 nëntor të vitit të kaluar, duke e konsideruar një fije shprese për të gjithë shqiptarët që duan të sjellin ndryshimin në vend. Në emisionin “Top Talk” Hajdari ka treguar financimin e partisë së re, ku tha se nisma ka hapur platforma të shumta dhe qytetarë të thjeshtë nga brenda apo jashtë vendit kontribuojnë për të.

Deputetja Rudina Hajdari ditën e djeshme informoi se do të kandidojë në qarkun e Elbasanit si anëtare e partisë “Nisma Thurje” për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen nismës “Thurje”, duke theksuar se të gjithë duhet të rebelohen ndaj klasës së vjetër të krijuar gjithë këto vite me tre partitë e mëdha dhe të vijë një risi në vend.

Edhe Rigerta Loku, gruaja e cila në vitin 2017 i  përloti të gjithë me fjalimin e saj në Kuvend vendosi t’i bashkohej Hajdarit për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme. Një ndër përfaqësuesit e tjerë të “Nismës Thurje “ është edhe eksperti i ekonomisë, Pano Soko dhe Endrit Shabani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI