Flash

OKB: Po shkojmë drejt një ngrohjeje globale katastrofike

Lapsi.al 15 January 2021
OKB: Po shkojmë drejt një ngrohjeje globale katastrofike

Bota po shkon drejt një ngrohjeje globale katastrofike në shekullin XXI, pas një viti rekord për temperaturat, paralajmëroi dje OKB duke bërë thirrje për paqe me natyrën.

“Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë për planetin. Ishte viti më i nxehtë, me temperatura shumë pak mbi rekordin e vendosur në 2016”, tha NASA.

“Ndryshimi i klimës i nxitur nga njeriu tani është po aq i fuqishëm sa edhe nga forcat e natyrës”, shtoi agjencia. Sipas OBM, tiparet e dukshme të vitit 2020 ishin të nxehtët e vazhdueshme, zjarret në pyjet e Siberisë, shtrirja e ulët e akullit detar në Arktik dhe një sezon rekord uraganësh në Atlantik.

“Ky vit ka qenë një shembull shumë i gjallë i asaj se si është të jetosh nën disa nga efektet më të rënda të ndryshimit të klimës, që kemi parashikuar”, tha Lesley Ott, nga “Goddard Center” në NASA.//ATSH

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI