Flash

Kreu i OBSH-së: Nuk mund të vaksinohen të rinjtë e vendeve të pasura përpara mjekëve në vendet e varfra

Lapsi.al 20 January 2021
Kreu i OBSH-së: Nuk mund të vaksinohen të rinjtë e vendeve

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka lëshuar kritika ndaj vendeve të pasura për mënyrën e shpërndarjes së vaksinës anti-covid.

Në fjalën e tij, e cila është publikuar nga Deutsche Welle ai shprehet se “është e drejtë që qeveritë t’i japin përparësi vaksinimit të punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe njerëzve të moshuar së pari, por nga ana tjetër ai thekson se nuk është e drejtë që të shëndetshmit dhe të rinjtë  në vendet e pasura të vaksinohen përpara punonjësve të shërbimit shëndetësor në vendet më të varfra.”

Po ashtu kreu i OBSH ka paralajmëruar se shpërndarja e pabarabartë e vaksinave COVID-19 midis vendeve të pasura dhe të varfra do të zgjasë pandeminë.

“Unë duhet të jem i prerë: bota është në prag të një dështimi katastrofik moral – dhe çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetë në vendet më të varfra të botës,” shtoi ai.

Të këshilluara

McConell: Trump provokoi turmën në Kongres

Lideri i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, ka fajësuar drejtpërdrejt presidentin amerikan, Donald Trump dhe disa aleatë të tij për sulmin vdekjeprurës në...

10:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI