Flash

Raporti i Eurostat/ Basha shpërthen në akuza ndaj Ramës

Lapsi.al 20 January 2021
Raporti i Eurostat/ Basha shpërthen në akuza ndaj Ramës

Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar ekonominë dhe ka detyruar të rinjtë të ikin nga vendi.

Duke iu referuar raportit të EUROSTAT, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv, Basha shkruan se ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin.

“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.

Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!”, shkruan Basha.

Të këshilluara

Tërmet 4.4 ballë në lindje të vendit

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallë rihter ka rënë në orët e para të mëngjesit. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 23 km në verilindje të Pogradecit. Lëkundje...

08:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI