Flash

Rrjedhja e gazit në shkollën private, QSUT: 6 nxënës të shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën

Lapsi.al 20 January 2021
Rrjedhja e gazit në shkollën private, QSUT: 6 nxënës të

Qendra Spitalore “Nënë Tereza” përmes një njoftimi ka sqaruar në lidhje me helmimin e 6 nxënësve në një shkollë private sot në ‘Don Bosko’.

Në një deklaratë për mediat, QSUT ka bërë me dije se nxënësit, të moshave 12-14-15 vjeç, janë paraqitur në spital me simptoma të lehta të intoksikacionit si; dhimbje koke, të përziera dhe pak ansioze.

Ndërkohë që pas marrjes së ndihmës shëndetësore, situata e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim.

REAGIMI I QSUT 

Lidhur me gjendjen shendetesore te nxenesve te intosikuar ne nje shkolle dhe qe jane paraqitur ne QSUT:

Paraditen e sotme, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç.

Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.

Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përzjera dhe pak ansioze. Pacientët janë me paramentra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim.

Të këshilluara

Tërmet 4.4 ballë në lindje të vendit

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallë rihter ka rënë në orët e para të mëngjesit. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 23 km në verilindje të Pogradecit. Lëkundje...

08:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI