Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Ambasada ruse në Tiranë reagon ashpër pas shpalljes “non grata” të diplomatit të saj

Lapsi.al 21 January 2021
Ambasada ruse në Tiranë reagon ashpër pas shpalljes “non

Qeveria shqiptare e shpalli diplomatin rus Alexei Krivosheev person “non grata” për shkak se sipas saj ai shkelte masat epidemiologjike të marra kundër pandemisë së koronavirusit.

“Ai duhet të largohet nga vendi brenda 72 orëve” - tha ministria e Jashtme shqiptare.

Ambasada Ruse në Shqipëri i quajti të pabazuara akuzat ndaj diplomatit rus. Selia diplomatike konfirmoi për agjencinë “RIA Novosti” se ka marrë notën nga pala shqiptare dhe informoi Ministrinë e Jashtme Ruse.

“Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se shënimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit tonë bie ndesh me praktikën e vendosur diplomatike ndërkombëtare” - tha ambasada ruse në Tiranë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI