Flash

Greqi/ Arrestohet 30-vjeçari nga Shqipëria, dyshohet se përdhunoi një 15-vjeçare me probleme mendore

Lapsi.al 21 January 2021
Greqi/ Arrestohet 30-vjeçari nga Shqipëria, dyshohet se

Arrestohet nga policia greke një 30-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 15-vjeçare, me probleme mendore.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje në qytetin e Volos. Sipas mediave greke, shqiptari dhe e mitura janë njohur në rrjetet sociale dhe pas kësaj janë takuar.

Prindërit e viktimës, pasi dëgjuan dëshminë e 15-vjeçares, depozituan një padi në polici duke pretenduar se, shqiptari kishte përfituar nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës për të abuzuar më pas seksualisht me të.

Pas kësaj 30-vjeçari u arrestua. Por gjatë marrjes në pyetje, shkruajnë mediat greke, ai ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën, kurse ka thënë se vetëm e ka puthur atë.

Mirëpo, ka dyshime se deklarata është e rremë. Shqiptari nën akuzë mund të dënohet së paku 10 vjet heqje lirie.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI