Flash

Mediat në Itali: "Etna është zgjuar", publikohen momente nga shpërthimi i vullkanit (VIDEO)

Lapsi.al 21 January 2021
Mediat në Itali: "Etna është zgjuar", publikohen

Vullkani më i madh dhe më i lartë aktiv në Evropë, Etna, është “zgjuar”, raportuan mediat italiane.

Shpërthimi i lavës, është pasuar nga një re hiri, e cila arriti disa qindra metra lartë, thanë disa dëshmitarë.

Hiri vullkanik mbuloi makinat në fshatrat në Sicili, pasi krateri juglindor i vullkanit nxorri lavën e zjarrtë.

https://www.youtube.com/watch?v=VQHP5aJIRkU&feature=emb_title

Autoritetet lokale raportuan se hiri i zi u shpërnda gjithashtu rreth njëzet kilometra nga Etna.

Shpërthimi ishte i dukshëm edhe nga Taormina, që ndodhet rreth pesëdhjetë kilometra larg.

Në prag të Krishtlindjes 2018, për shkak të shpërthimit të Etnas, trafiku ajror ishte ndërprerë dhe se katër ditë pas kësaj, një tërmet me magnitudë 4.9, me epiqendër pranë qytetit të Catania, tronditi ishullin.

Me atë rast, katër persona u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan.

 

 

Shpërthimi i parë i regjistruar i Etnës daton 425 vjet para eres së re.

Të këshilluara

DW: Pse amerikanët kanë besim te Biden?

Joe Biden është presidenti i SHBA, sepse amerikanët kanë besim, që ai i merr me seriozitet shqetësimet e tyre. Shpresa e tyre është, që ai ta drejtojë SHBA-në p...

07:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI