Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Si e shpjegoi Rama dështimin me drejtësinë për 21 Janarin

Lapsi.al 21 January 2021
Si e shpjegoi Rama dështimin me drejtësinë për 21 Janarin

Në fjalën që mbajti para familjarëve të 21 Janarit, kryeministri Rama pranoi dështimin me drejtësinë për këtë çështje me justifikimin se qeveritarët nuk janë as prokurorë dhe as gjykatës.

"është drejtësia që i bën të gjitha këto, pushteti gjyqësor që është krejt i pavarur qoftë nga pushteti legjislativ, qoftë nga ekzekutivi. Shumëkush e konsideron këtë një përpjekje për të justifikuar faktin që dretësia ende sot nuk e ka kryer dtyrën për të vënë në vend drejtësinë për secilin nga pjesëmarrësit në atë tragjedi, për të vënë në vend të drejtën e padiskutueshme të të gjithë të afërmve prindërve motra vëllezërve dhe të 4 dëshmorëve të 21 janarit dhe për të vënë në vend atë që e materializon një proces drejtësie, të drejtën e reflektuar tek ndëshkimet. Në fakt ky nuk është një justifkim, kjo është e vërteta dhe ajo që e dallon qartësisht këtë të vetëtë nga ne me të vërtetë në kushte të tjera është se ne nuk kemi ndejtur duarkqyr

Nëse nuk jemi në përfaqsuesit e pushtetit, që mund të bëjmë prokurorë dhe gjykatës jemi ne që kemi përgjegjësinë të ngremë ngrehinën rregullatore të një sistemi drejtësie që të bëjë drejtësi për 21 janarin dhe për padrejtësi të tjera që bëhen, në kushtet kur sistemi i drejtësisë është në kushtet që bën drejtësi.

Jemi ne që vijmë nga rruga e kësaj tragjedie që kemi vendosur jo thjesht në program, as në rendin e prioriteteve programore por në rrugën e zgjidhjes problemin e madh të clirimit të drejtësisë dhe të krijimit të një drejtësie të denjë për një shtet funksional.

Nëse e shohim 21 janari me sytë e të djeshmes, pa diskutim se ka 1 mijë e 1 fjalë që mund të thuhen për të argumentuar se nuk është bërë agjë, përderisa sot 4 dëshmorët e 21 janarit 10 vjet pasi u ndanë nga jeta nuk prehen të qetë, ashtu sikundër të gjithë të afërmit dhe mitqte e tyrë ashtu sic ajo plagë dhemb nuk ka si të marrin frymë të lehtësuar nga fakti se është bërë drejtësi. Por nëse e shohim 21 janarin me sytë e të nesërmes dhe bëjmë një vlerësim objektiv të situatës së djeshme të drjtësisë. Kemi arsyet të jemi besimplote dhe të inkurajuar se transformimi po funksionon" u shpreh Rama.

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por pasdite vranësirat do të zhvillohen të cilat do t...

08:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI