Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Sondazhi në Euronews Albania/ 62.7% të shqiptarëve thonë se vendi ka një ekonomi të keqe

Lapsi.al 21 January 2021
Sondazhi në Euronews Albania/ 62.7% të shqiptarëve thonë se

Në sytë e 62.7% të shqiptarëve vendi ka një ekonomi të keqe. Ky ishte zbulimi i një sondazhi të Euroneës Albania në bashkëpunim me kompaninë MRB. 38.8% e shohin ekonominë e vendit si disi të keqe, ndërsa 23.9% si shumë keq. Vetëm 13.2% e të anketuarve mendojnë se ekonomia është disi mirë ose shumë mirë.

Duke marrë shkas nga këto përgjigje, ndjenja kryesore që ngjall ekonomia e vendit tek shqiptarët është shqetësimi. Por nuk mungojnë as optimistët dhe ata që besojnë se situata do të përmirësohet. Mërzia, acarimi, frika, neveria, nervoziteti janë disa nga ndjesitë e tjera me të cilat shqiptarët përshkruajnë ekonominë e vendit tonë.

Krenaria e gëzimi ishin ndjesitë me përqindjen më të vogël të atyre që u përgjigjën 5.4% dhe 4.8%. Ndërsa shqetësimi ndahet nga të gjitha grupmoshat, më të shqetësuarit shfaqen të rinjtë 25-35 vjeç, pasuar nga mosha 45-54 vjeç. Femrat janë më optimistet, ndërsa dozat e fundit të krenarisë dhe gëzimit raportohet t’i kenë mbetur moshës 65-75 vjeç.

Rreth gjysma e shqiptarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, ndërsa 40.24% besojnë se po shkon në drejtimin e duhur, ku meshkujt janë më të vendosurit në përgjigjen e tyre për mirë ose keq, ndërsa femrat llogariten se kanë përqindje më të lartë perceptimi të pandryshuar.

Sa i takon të dhënave për ekonominë familjare 24.7% janë shprehur se ajo është shumë mirë ose disi mirë, 36.2% as mirë, as keq ndërsa 39.1% se ekonomia familjare është disi/shumë keq.

Nga krahasimi i të dhënave rezulton se teksa 13.2% e shqiptarëve mendojnë se ekonomia e vendit është e mirë, kjo shifër është më e lartë, 24.7 % për ekonominë familjare. Shifrat e atyre që janë shprehur as mirë as keq për situatën familjarë 36.2% ia kalojnë të njëjtës gjendje për situatën ekonomike në vend, e cila shprehet në shifrën 24.2%.

Për situatën ekonomike të vendit 62.7% shprehen se ajo është keq, ndërsa 39.1% mendojnë se e njëjta situatë shfaqet edhe për ekonominë familjare.

Metodologjia

3 muaj përpara zgjedhjeve, 1600 shqiptarë janë përgjigjur ballë për ballë në një intervistim në shtëpitë e tyre dhe 2000 të tjerë në mënyrë telefonik, se cilat janë shqetësimet e tyre, si e vlerësojnë ata ekonominë, punën e qeverisë apo të opozitës dhe sa vota do të marrin partitë politike, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë. Janë 5 sondazhe në total që do të zhvillohen periodikisht deri në ditën e zgjedhjeve.

Studimi u shtri në 12 zona elektorale, periudha e intervistave ishte 22 dhjetor 2020 -13 janar 2021 ku metodologjia e kampionimit ishte shtresëzim me shumë faza/kampione të rastësishëm. Persona me të drejtë vote, të ndarë në mënyrë të barabartë sipas gjinisë u janë përgjigjur 43 pyetjeve.

Qëllimi i sondazhit është hulumtimi i mendimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Rezultatet e para u prezantuan në emisionin Barometri Politik nën moderimin e gazetares Ilva Tare, ku qenë të pranishëm një panel prej 6 analistësh, si dhe drejtori i kompanisë MRB, z. Dimitri Mavros.

Të këshilluara

Greqi, të shtëna me armë në Selanik

Një alarm u dha disa orë më parë në zonën e Ippokratio, në Selanikun lindor, pas disa të shtënave me armë zjarri, nga persona ende të pa identifikuar. Dëshmi...

17:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI