Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Sot 10 vite nga 21 janari/ Familjarët homazhe para kryeministrisë, policia kërkoi rinisjen e hetimeve

Lapsi.al 21 January 2021
Sot 10 vite nga 21 janari/ Familjarët homazhe para kryeministrisë,

Sot shënohet 10-vjetori i tragjedisë së 21 janarit, në ditën ku 4 protestues u vranë gjatë një demonstrate të organizuar asokohe nga PS në opozitë.

Homazhe do të kryhen në bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’ për nder të viktimave, ku do të vendosen lule, teksa kryeministri Edi Rama, 10 vite më parë kreu i opozitës shqiptare sot do të ftojë në kryeministri familjarët e 4 viktimave Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Drejtësia shqiptare ia faturoi vrasjen ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendit që Gjykata e dënoi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Nga ana tjetër ende dhe sot nuk është gjetur autori i vrasjes së Aleks Nikës, pasi e kapi një plumb rikoshet.

Familjarët e viktimave vijojnë prej 10 vitesh të kërkojnë drejtësi, kurse vetëm dje Policia ka kërkuar nga Prokuroria rihapjen e hetimeve për dosjen e ’21 janarit’, saktësisht për Aleks Nikën për të cilin hetimet ishin pezulluar.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por pasdite vranësirat do të zhvillohen të cilat do t...

08:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI