Flash

$400 miliardë/ Princi saudit do të ndërtojë superqytetin më të avancuar në botë, nga hiçi (VIDEO)

Lapsi.al 22 January 2021
$400 miliardë/ Princi saudit do të ndërtojë superqytetin

Mohammed bin Salman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, ka zbuluar planet për ndërtimin e qytetit “më të avancuari në botë”, një një projekt 400 miliardë dollarësh.  Ky qytet ndër-kufitar që do të ndërtohet në provincën Tabuk në veriperëndim të Arabisë Saudite. Qyteti do të ofrojë tekonologjinë më të avancuar në planet si dhe përdorim falas të energjisë elektrike. Qyteti nuk do të ketë makina pasi do të ndërtohet një komunitet në të cilin banorët do të kenë një afërsi 5-minutëshe të gjitha ndërtesat themelore të qytetit.

Kjo zonë urbane 170 kilometra e gjatë do të quhet "The Line" dhe është pjesë e projektit 500 miliardë dollarë Neom. Vizioni për qytetin e ri të ngritur nga hiçi, mbështetet nga zv. kryeministri i vendit, Princi bin Salman, i cili mban shumë funksione të tjera në qeveri dhe konsiderohet si pushteti i vërtetë në vend, prapa fronit të babait të tij, mbretit Salman. Bin Salman ka folur për qytetin duke iu referuar si një "revolucion civilizues që i vë njerëzit në radhë të parë".

https://www.youtube.com/watch?v=TtSMz-_h_cw&feature=emb_title

 

Të këshilluara

Dorëhiqet shefi i NASA-s, Jim Bridenstine

Jim Bridenstine largohet nga pozicioni i administratorit kryesor të NASA-s. Bridenstine, i emëruar si kreu i agjencisë amerikane të hapësirës në shtator 2017 ng...

12:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI