Flash

Fauci rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ja roli që i cakton Biden

Lapsi.al 22 January 2021
Fauci rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ja roli që i

Dr. Anthony Fauci është rikthyer në dhomën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Dr. Fauci, eksperti kryesor i sëmundjes infektive në vend, u caktua nga Presidenti Joe Biden me punën e informimit të publikut për zhvillimet e fundit mbi pandeminë e koronavirusit pasi u mënjanua në muajt e fundit nga ish-presidenti Donald Trump.

Dr. Fauci tha se administrata e re do të “jetë plotësisht e hapur dhe e sinqertë” në trajtimin e pandemisë dhe, në një koment të nënkuptuar si kritikë ndaj administratës Trump, tha se gjithçka tani do të jetë e “bazuar në shkencë dhe prova”. I pyetur nëse ndihet më pak i kufizuar në komunikimet me administratën e re, Fauci u përgjigj: “është çliruese të mund të flasësh për atë që di, atë që thotë shkenca”.

 

Dr. Fauci, i cili u sulmua në mënyrë të përsëritur nga ish-presidenti Trump për pikëpamjet e tij mbi pandeminë, foli për të rejat e fundit mbi variantin e ri më ngjitës të Covid-19 dhe pandeminë e cila deri më tani ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 400,000 amerikanëve./VOA

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI