Flash

Ultimatumi i BE për Rusinë: Lironi menjëherë liderin e opozitës, Alexei Navalny

Lapsi.al 22 January 2021
Ultimatumi i BE për Rusinë: Lironi menjëherë liderin e

BE i ka kërkuar sërish Rusisë lirimin e liderit opozitar rus Alexei Navalny, pas arrestimit të tij më 17 Janar në një aeroport në Moskë. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin që të lirojë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.

“Në bisedën time me Putinin sot, kam ritheksuar se BE-ja është e bashkuar në dënimin e ndalimit të Alexei Navalnyt dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm”, shkroi Michel në Tëitter.

Navalny u ndalua fundjavën e kaluar dhe u burgos për 30 ditë, për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht. Gjykata tha se Navalny e ka shkelur lirimin me kusht pas disa akuzave të ngritura për përvetësim fondesh. Ai dp të përballet me tre vite e gjysmë burgim nëse shpallet fajtor.

Alexei Navalny ra në koma ndërsa fluturonte nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe u transferua nga një spital në Siberi në një spital të Berlinit dy ditë më vonë, pas ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve në veçanti të Kancelares Merkel. Ai ka qenë një kritik i hapur i Putinit dhe Kremlinit për vite me radhë.

Të këshilluara

Dorëhiqet shefi i NASA-s, Jim Bridenstine

Jim Bridenstine largohet nga pozicioni i administratorit kryesor të NASA-s. Bridenstine, i emëruar si kreu i agjencisë amerikane të hapësirës në shtator 2017 ng...

12:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI