Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ nuk certifikon listat e deputetëve të LVV, AAK dhe Nisma

Lapsi.al 22 January 2021
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ nuk certifikon listat e deputetëve

Pas debatesh të gjata në një mbledhje maratonë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendour të mos certifikojë listat e kandidatëve të për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt dhe NISMA të Fatmir Limajt.

Shkak është bërë se në listat e tyre ka pasur persona të dënuar me vendim të formës së prerë në 3 vitet e fundit. KQZ kërkoi që ata të zëvendësoheshin, por partitë nuk pranuan. Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se nuk ishte e drejtë që të mos certifikoheshin kandidatët e tjerë që nuk kishin probleme me ligjin, por shumica arsyetoi se lista pranohet ose rrëzohet e gjitha.

Në mbledhje u shënuan përplasje të forta mes Dakës dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes. Partitë politike që nuk certifikohen kanë të drejtë të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe Gjykatën Supreme.

KQZ-ja ka certifikuar listat e LDK-së dhe PDK-së, pasi këto dy parti kanë zëvendësuar kandidatët në listat e tyre të cilët kanë pasur probleme me ligjin. Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 14 shkurt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë-Orikum, një i plagosur

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 në aksin rrugor Vlorë-Orikum dhe për pasojë ka mbetur një i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, makina e l...

18:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI