Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Fushata e vaksinimit, Rama kopjon arkitektin italian të kullave që po ngrihen në Tiranë, Stefano Boeri (FOTO)

Lapsi.al 23 January 2021
Fushata e vaksinimit, Rama kopjon arkitektin italian të kullave që po

Pak ditë më parë kur Rama njoftoi nisjen e vaksinimit antiCovid në Shqipëri, u prezantua edhe fushata e re nën logon “Shqipëria buzëqesh”. Simboli ishte një lule e verdhë brenda së cilës ishte vendosur edhe një nusepashkë. Edhe kësaj radhe kryeministri dëshmoi se në mos është një kopjac i pandreqshëm, nuk ndahet dot nga arkitekti i tij i preferuar, italiani Stefano Boeri, firmën e të cilit mbajnë edhe projekte të tjera kullash në qendër të Tiranës.

Logo e fushatës “Shqipëria Buzëqesh” është kopjuar nga një fushatë e ngjashme që po bën Italia në kuadër të vaksinimit antiCovid. Ndërsa Rama ka zgjedhur ngjyrën e verdhë të lules, Boeri për Italinë ka propozuar ngjyrën vjollcë. Ndoshta nëse Boeri s’do e kishte propozuar për Italinë, me siguri që Rama do e përzgjidhte për fushatën e vaksinimit në Shqipëri, aq më tepër kur kjo përkon edhe me ngjyrën e PS-së.

Projekti i Boerit është publikuar ne faqen zyrtare në internet të arkitektit, ku thuhet ndër të tjera se ai e ka bërë falas për autoritetet shëndetësore italiane. Logo e kësaj fushate është publikuar në faqen arkitektit dhe në kanalin e tij në YouTube më datë 16 dhjetor 2020. Kjo nuk është hera e parë që Rama kopjon projekte të tilla. Kujtoni kohë më parë se si ai kishte kopjuar nga Gjeorgjia projektin e aeroportit të Kukësit.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Vini nën hetim SPAK-un

Nga Klodian Tomorri Justifikimi i djeshem i SPAK per tenderat emergjente te Covidit ishte i turpshem. Prokuroria pranon qe kitet u blene me cmim 3 ...

12:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI