Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

"Me 100 mijë euro kap kë të duash në Shqipëri, korrupsioni atje është total", edhe një eurodeputet në përgjimet e "Ndraghetas"

Lapsi.al 23 January 2021
"Me 100 mijë euro kap kë të duash në Shqipëri,

Franco Talarico që mbante detyrën e sekretarit rajonal të UDC dhe që aktualisht është lënë në arrest shtëpie, pas mega-operacionit që vuri në pranga 50 persona në Itali për aferën korruptive prej 250 milionë eurosh, ka pasur si synim marrëveshjen me spitalet në Shqipëri.

Në disa përgjime, të publikuara nga mediat italiane, konkretisht “Il Gazzettino”, shkruan se në një darkë të zhvilluar në Romë, ku mes të pranishmëve ndodhje edhe eurodeputeti Lorenzo Cesa, Talarico ka shprehur dëshirën për të hyrë me tendera në spitalet në Shqipëri.

Darka është zhvilluar më 7 korrik 2017 në restorantin Tullio, në qendër të Romës dhe të pranishëm janë biznesmeni Antonio Gallo, sekretari Franco Talarico e Tommaso Brutto, ish-këshilltar komunal i Catanzaros dhe djali i tij Saverio 9të gjithë të përfshirë).

“Uh… korrupsioni total… tregu i lirë po, por ata kanë një kontratë… kur i shkon me 100 mijë… këto janë tuajat. Është vërtet e ligjshme. Për shembull, nëse mund të futemi në spitale… sepse ne gjithashtu furnizojmë kominoshe, doreza dhe maska, gjithçka që lidhet me spitalet,”- është shprehur Talarico.

Eurodeputeti Lorenzo Cesa ka dhënë dorëheqjen pas daljes së këtyre përgjimeve dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me to. Një ditë më parë, u finalizua operacioni që vuri në pranga 50 persona, biznesmenë, e anëtarë të klanit Ndrangheta që kishin lidhje me qeveritarë e biznesmenë në Shqipëri. Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një afere korruptive prej 250 milionë eurosh.

Të këshilluara

Shpërthim me tritol në Tiranë

Një makinë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Tiranë në fshatin Qesarakë. Mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S.N., ne rrethan...

09:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI