Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Përkeqësimi i motit, pezullohet lundrimi në portin e Vlorës

Lapsi.al 23 January 2021
Përkeqësimi i motit, pezullohet lundrimi në portin e Vlorës

Eshtë pezulluar lundrimi për mjetet e vogla dhe të peshkimit në portin e Vloës, për 48 orët e ardhshme. Shkak për pezullimin është bërë përkeqësimi i motit dhe parashikimet për orët në vijim. Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.

Njoftimi i plotë:

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla të lundrimi dhe anijeve të peshkimit. Në baze të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 48 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 5-6bft 10-15m/s brenda gjirit të Vlorës;

dhe jashtë gjirit të Vlorës : era dhe deti në drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 6-7bft deri 8bft 15-25m/s jashtë. Janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Anijet pasagjere te transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar!

Në datën 24.01.2021 në orët e para të ditës do të ketë një përmisim të lehtë në drejtimin Veri-VeriPerëndim por do të përkeqësohet përsëri në drejtimin JUG-JUGPERENDIM me kushtet e mëparshme.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jete ne datën 26.01.2021 ora 06:00.

Të këshilluara

Shpërthim me tritol në Tiranë

Një makinë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Tiranë në fshatin Qesarakë. Mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S.N., ne rrethan...

09:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI