Flash

Ekspertët britanikë: Shumë herët për të pretenduar që varianti i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës

Lapsi.al 24 January 2021
Ekspertët britanikë: Shumë herët për të pretenduar

Ekspertët britanikë të shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar kanë thënë se është ende herët për të folur për vdekshmëri më të lartë nga varianti i ri i koronavirusit. Kjo deklaratë erdhi pasi rrjeti BBC, në një konferencë për shtyp të  kryeministrit britanik, Boris Johnson, citoi atë të thoshte se kishte prova të hershme se varianti i ri, i identifikuar së pari në Londër dhe në jug-lindje,mund të jetë më vdekjeprurës.

Drejtoresha mjekësore e Shëndetit Publik të Anglisë, Yvonne Doyle, thotë se ende nuk është “absolutisht e qartë”, që varianti i ri shkaktoi më shumë vdekje.

“Ka disa prova, por është provë shumë e hershme. Është numër i vogël i rasteve dhe është shumë herët të thuhet se kjo do të ndodhë në të vërtetë”, tha ajo për BBC.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI