Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Përgjaket e diela/ 1 viktimë dhe 8 të plagosur në aksidente vetëm në 3 orë

Lapsi.al 24 January 2021
Përgjaket e diela/ 1 viktimë dhe 8 të plagosur në aksidente

Kjo e diel ka shënuar një seri aksidentesh në rrugët e vendit. I fundit u regjistrua në aksin Korçë – Pogradec në afërsi të fshatit Buçimas. Burime zyrtare nga policia thanë se një automjet ka goditur një këmbësor rreth 48 vjeç me iniciale P.Gj. i cili ka humbur jetën në vend.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar nga policia në afërsi të Korçës. Paraprakisht mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë juglindjen e vendit.

Më herët një aksident me 6 të plagosur u shënua në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit" në Lushnjë ku një ambulancë e spitalit të Fierit u përplas me një makinë.

Rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit në Vlorë, një automjet me një drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja një grua me iniciale M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Edhe në aksin Elbasan - Peqin u shënua një aksident ku dy automjete u përplasën kokë më kokë dhe njëri prej drejtuesve është në gjendje më të rëndë në spital. Policia thotë se i plagosuri është V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik dhe se është jashtu rrezikut për jetën. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Aksident i rëndë/ Ambulanca e Fierit përplaset në Lushnjë, 6 të plagosur

FOTO/ “Range” përplaset kokë më kokë me “Benz”-in në Elbasan – Peqin

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI