Flash

Rreth 100 milionë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën

Lapsi.al 24 January 2021
Rreth 100 milionë të infektuar me COVID-19 në të gjithë

Virusi SarsCov2 vijon të përhapet me shpejtësi në gjithë rruzullin tokësor, ndonëse qindra mijëra qytetarë janë vaksinuar dhe shumë të tjerë kanë fituar imunitet. Muajt e fundit shifrat e infektimeve kanë kapur shifra shumë të larta në të gjithë botën. Agresiviteti i virusit është shtuar me shfaqjen e një varianti të ri të Covid-19, i cili është shumë kërcënues.

Sipas faqes që përpilon të dhënat e pandemisë në të gjithë globin,Worldometers, që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 99,361,462 persona dhe kanë vdekur 2,131,209 persona. Për sa i përket të shëruarve shifrat janë po ashtu të larta, pasi zyrtarisht të shëruar janë 71,421,508 qytetarë. Vendi më i goditur në të gjithë botën është SHBA, pasi që nga nisja e pandemisë deri më sot ka konfirmuar  25,566,789 raste dhe 427,635 të vdekur. Vendin e dytë e zë India me 10,655,435 të infektuar dhe 153,376, por numëron dhe 10,316,786 pacientë që e kanë fituar betejën me virusin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI