Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

VIDEO virale: Ja si i përgjigjej gruaja e 'Nikut' - Fatmir Xhafës

Lapsi.al 24 January 2021
VIDEO virale: Ja si i përgjigjej gruaja e 'Nikut' - Fatmir

Gruaja e Besnik Halilit, njeriut që do shtronte rrugën për Ndraghetan të pastronte paratë në Tiranë, Luneda Sufali, nuk e fshihte delirin në komisionin e ligjeve në Kuvend. E thirrur në cilësinë e drejtoreshës së Lojrave të Fatit, Sufali qëndronte para Fatmir Xhafajt me përbuzje. Siç duket në videon më poshtë drejtoresha tallet me Xhafajn duke i thënë se punon pastruese.

Lexo më tej nga Lapsi.al: Përgjimet/ Kush është "Niku" dhe cilat janë lidhjet e tij me krerët e rilindjes 

Gruaja e Presidentit të kompanisë "Sol", që ka përfituar plot 197 tendera me vlerë 19.4 milionë euro me Rilindjen, u përplas ashpër me Xhafajn. Ky i fundit, atëherë drejtues i komisionit të ligjeve kërcënoi me pushim të mbledhjes, megjithatë e kaloi situatën dhe pranoi sjelljen tallëse të gruas së bosit të oksigjenit, Besnik Halili.

©Lapsi.al 

https://youtu.be/Zcs9jq7j6PY

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI