Flash

Covid-19/ Gjermania vendi i parë në BE që blen ilaçin e antitrupave

Lapsi.al 25 January 2021
Covid-19/ Gjermania vendi i parë në BE që blen ilaçin e

Ka disa vaksina kundër Coronës, por shumë pak ilaçe efektive për të sëmurët. Ministri gjerman i Shëndetësisë vendosi tani për blerjen e 200.000 dozave të një ilaçi që duket se ndihmoi edhe ish-presidentin amerikan Trump. Qeveria gjermane ka blerë për Gjermaninë një ilaç të ri kundër Coronës të bazuar mbi antitrupat. “Nga java e ardhshme do të përdoren antitrupat monoklonale në Gjermani si vendi i parë në BE.

Në fillim në klinikat universitare”, bëri të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”. “Federata ka blerë 200.000 doza për 400 milionë euro.” Që do të thotë, se për një dozë çmimi është 2000 euro. Më këtë ilaç antitrupash, sipas raportimeve është trajtuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump pas infektimit me Corona. “Ato veprojnë si një vaksinim pasiv. Dhënia e antitrupave të tillë mund të ndihmojë grupet e rrezikuara të pacientëve në fazën e hershme të sëmundjes duke penguar  ecurinë e rëndë të saj”, është shprehur politikani gjerman i CDU-së, Spahn.

Në fillim të tetorit Donald Trump është trajtuar me një koktejl antitrupash REGN-COV2 të firmës amerikane Regeneron. Substanca e REGN-COV2 është një kombinim special i dy antitrupave, që bllokojnë të ashtuquajturën proteinë Spike të virusit Corona duke deformuar kështu strukturën e saj. Në këtë mënyrë pengohet që virusi Corona ta atakojë qelizat e njeriut në trup dhe të shumohet. Kombinimi i dy antitrupave, sipas koncernit amerikan Regeneron, pengon, që virusi SARS-COV2 të pësojë mutacione.

Në bisedë me gazetën gjermane, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u shpreh edhe për më shumë kujdes në drejtim të fajësimeve në përballjen me pandeminë. “Të flasësh për gabime apo humbje shansesh është e rëndësishme. Po pa e kaluar në luftë të pamëshirshme. Pa pasur si qëllim shkarkimin e fajit tek të tjerët”, tha Spahn./DW

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI