Flash

Greqia dhe Turqia kthehen në tryezën e bisedimeve pas 5 vjetësh, dalin detajet e para nga ky moment

Lapsi.al 25 January 2021
Greqia dhe Turqia kthehen në tryezën e bisedimeve pas 5 vjetësh,

Takimi i delegacioneve Greqi-Turqi, që u rikthyen në tryezën e bisedimeve pas afro 5 vitesh, ka përfunduar pas 3 orësh.

Lajmi raportohet nga mediat helene që nuk japin detaje se çfarë kanë diskutuar palët. Pritet që diplomatët grekë të largohen nga Stambolli në orën 15:00 (me orën greke).

Mësohet se delegacioni grek drejtohej nga Pavlos Apostolidis, një diplomat karriere me përvojë.

Delegacioni turk drejtohej nga zëvendësministri i Jashtëm Sedat Onal dhe Cagatay Erciyes, kreu i departamentit të Ministrisë së Jashtme.

Zëdhënësi i qeverisë Christos Tarantilis në një konferencë për shtyp të mbajtur sot tha se: “Greqia po hyn në bisedime me qëllim të mirë dhe pret të njëjtën gjë nga pala turke”.

Ministria e Jashtme e Turqisë pritet të dalë me një deklaratë për shtyp lidhur me bisedimet. Nga viti 2002 deri në vitin 2016, dy anëtarët e NATO-s zhvilluan 60 raunde bisedimesh, ku shënuan pak përparim.

Marrëdhëniet mes dy vende kanë qenë shumë të tensionuara kohët e fundit, pasi Ankaraja nisi kërkimet për gaz natyror në Mesdhe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI