Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Sinoptikania bën parashikimin: Moti me shi e borë në ditët në vijim

Lapsi.al 25 January 2021
Sinoptikania bën parashikimin: Moti me shi e borë në ditët

Ndërsa prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje me intensitet të mesëm e të lartë, sinoptikania e “Meteoalb” Adiola Bani bën edhe parashikimin për ditët në vijim.

Bëhet me dije se reshjet e shiut do t’ja lënë vendin atyre të borës, kryesisht në zonat malore pasi do të kemi që prej mbrëmjes së sotme edhe rënie temperaturash. Bani foli për temperatura deri në -1 grade celsius edhe në kryeqytet.

Sipas saj, “Ka nisur përmirësimi i kushteve të motit që në mëngjes. Do ketë kthjellime deri pasdite ku fuqizohen sërish reshjet. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes do ketë reshje mesatare deri në intensive në gjithë territorin e vendit.

Por, mëngjesi i nesërm do sjellë një përmirësim të motit. Reshjet do jenë të pakta. Që sot pasdite pritet edhe rënie temperaturash.

Në zonat verilindore dhe lindore nga Kukësi në Pogradec priten reshje bore. Vlerat minimale arrijnë në -6 dhe -7. Vlerat më të ulëta regjistrohen të mërkurë dhe të enjte. Në Tiranë temperaturat arrijnë në 0 ose -1 gradë”,- shtoi ajo në një bisedë për News 24.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI