Flash

Gjermani: 7 vjet burgim për pjesëtarin e IS-it, planifikoi sulme në Shqipëri

Lapsi.al 26 January 2021
Gjermani: 7 vjet burgim për pjesëtarin e IS-it, planifikoi sulme

Një gjykatë në Gjermani e dënoi me shtatë vjet burgim një person për anëtarësim në grupin militant, të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS).

Sipas prokurorëve, i pandehuri 31 vjeçar, kishte planifikuar të kryente sulme në Gjermani dhe Shqipëri së bashku me një grup personash nga Taxhikistani.

Ky grup gjithashtu kishte planifikuar të vriste një individ afër Dyzeldorfit, i cili ishte kritik ndaj Islamit.

Para vendimit të gjykatës, ky person bëri një dëshmi të pjesshme dhe kërkoi falje, duke thënë se i vjen “tmerrësisht keq për gjithçka”.

Prokurorët federalë kishin kërkuar një dënim prej tetë vjet e gjysmë, ndërsa mbrojtja nuk u deklarua për kohëzgjatjen e dënimit, por hodhi dyshime në disa pika kryesore të aktakuzës, transmeton agjencia DPA.

Të këshilluara

Dy të arrestuar për kokainë në Tiranë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën me një sasi kokaine. Burime zyrtare bënë me dije se njëri nga të arrestuarit, shtetasi Besmir Sula (Zene...

11:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI