Flash

Rama: Eurodeputeti në përgjimet e antimafias mik i Bashës e PD

Lapsi.al 26 January 2021
Rama: Eurodeputeti në përgjimet e antimafias mik i Bashës e PD

Kryeministri Rama ishte në një linjë me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kur komentoi rolin e eurodeputetit Lorenzo Cesa në përgjimet e antimafias italiane.

Ndërsa ky i fundit del në skenë si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave, koncensioneve dhe lejeve të ndërtimit për grupet kriminale të goditura nga operacioni i fundit në Itali, Rama tha se është mik i Bashës, por se ai nuk mund të akuzonte Bashën në rast se ky person do ta kishte përmendur kryedemokratin në përgjime.

"Sigurisht që nga ky hetim rezulton që një deputet atje ka marrë goditje, ai dihet që është mik i Bashës dhe PD. Lidhjet e tyre janë me të djathtën, ç’të them unë se e priste Basha këtë dhe i jepte fjalën se do ndihmonte mafiozët?! Se them dot kurrë se e dua Shqipërinë më shumë se ju. Kam kujdes edhe kur flas për kundërshtarët e mi”,- shtoi Rama.

Të këshilluara

Dy të arrestuar për kokainë në Tiranë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën me një sasi kokaine. Burime zyrtare bënë me dije se njëri nga të arrestuarit, shtetasi Besmir Sula (Zene...

11:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI