Flash

SpaceX thyen rekord, dërgon qindra satelitë në orbitë, ekspertët të shqetësuar

Lapsi.al 26 January 2021
SpaceX thyen rekord, dërgon qindra satelitë në orbitë,

Raketa Falcon 9 e SpaceX dërgoi në orbitë 143 satelitë të vegjël, duke vendosur një rekord të ri botëror për numrin më të madh të satelitëve të lëshuar nga një raketë e vetme. Misioni u realizua me sukses nga kompleksi “Space Launch Complex 40”, në Stacionin e Forcave Ajrore “Cape Canaveral” në Florida.

Misioni përmbante 10 satelitë për rrjetin e internetit Starlink të SpaceX dhe më shumë se 130 satelitë komercialë. Rekordi i mëparshëm mbahej nga PSLV, një raketë indiane, që kishte dërguar në hapësirë 104 satelitë në vitin 2017. Ndërsa numri i pajisjeve në orbitë rritet, ekspertët po shqetësohen gjithnjë e më shumë për mbingarkesën. Satelitët janë përplasur në orbitë më parë, dhe megjithëse incidente të tilla nuk paraqesin kërcënim për njerëzit në tokë, mbeturinat nga rrëzimi mund të qëndrojnë në orbitë për vite ose dekada.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI