Flash

Video/ Ramës i ikën truri, shpërthen ndaj gazetarëve: "Derra të shtrirë studiove, të korruptuar nga mafia"

Lapsi.al 26 January 2021
Video/ Ramës i ikën truri, shpërthen ndaj gazetarëve:
Ndonëse u mundua që për katër ditë me radhë ta mbajë në heshtje çështjen e përgjimeve italiane të antimafias, kryeministri e pa se skandali qe aq i madh, sa çdo tentativë për ta shuar ishte e kotë. Të hënën në mbrëmje edhe "Opinion" në TV Klan edhe "Open" në Top Channel edhe Real Story në Neës 24 edhe Shock në Euroneës trajtuan të gjithë këtë temë. Nisur nga kjo Edi Ramës nuk i mbeti gjë tjetër veçse të kalonte nga errësira mbi ngjarjen tek ofendimi i atyre që e kishin komentuar atë një natë më parë. Por ndonëse në konferencën e sotme të shtypit, shefi i qeverisë u mor me opinionistët e studiove të mbrëmjes, duke i diferencuar ata nga reporterët, kjo është vetëm hipokrizi. Se kur dolën përgjimet italiane për Tahirin, ai iu hakërrye njësoj edhe reporterëve (video këtu poshtë).

VIDEO/ “Thërrisni mendjes, të paaftë, budallenj, pyetje idiote, të paditur”, shikoni se si Rama ofendon gazetarët

VIDEO/ Kur Rama u hakërrehej gazetarëve për Gjiknurin: Ku ka dalë o vlla?! Pra, sikurse dallohet qartë, inati i kryeministrit nuk është me kategoritë e gazetarëve por thjesht një mënyrë për t'i shpëtuar llogarive sa herë njerëzit e tij dalin zbuluar në përgjime ndërkombëtare.

Komenti/ Andi Bushati:Rama nuk ofendon gazetarët, fyen të vërtetën

Mjafton të shihet video poshtë për të kuptuar më mirë shkakun e vërtetë të mërisë së kryeministrit. ©Lapsi.al  [video width="1258" height="718" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/WhatsApp-Video-2021-01-26-at-2.39.42-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI