Flash

Albin Kurti jashtë kandidimit/ Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme

Lapsi.al 27 January 2021
Albin Kurti jashtë kandidimit/ Vetëvendosje dorëzon ankesë

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për mocertifikimin e pesë kandidatëve  nga kjo forcë politke për zgjedhjet e 14 shkurtit, përfshirë edhe liderin dhe njëherësh kandidatin për kryeministër, Albin Kurti.

Blerim Sallahu, përfaqësues ligjor i kësaj partie deklaroi se besojnë që kjo Gjykatë do të marr vendim në favor të ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje.  Gjithashtu ai tha se vendimi i PZAP-së është në kundërshtim me ligjin.

“Sot LVV-ja ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, lidhur me -moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputet. Ne kemi kundërshtuar vendimin e  PZAP-së lidhur me atë që një normë ligjore e vendos si kriter ligjor. Amendamentet kushtetuese bëhen në Kuvendin e Kosovës, dhe PZAP-ja nuk mund ta vë si normë një amendament ligjor. Ne konsiderojmë që deputetët tonë do të certifikon nga Gjykata Supreme duke ditur edhe profesionalizimin që ka kjo gjykatë”, ka thënë Sallahu.

Sipas tij në rast se edhe Gjykata Supreme e hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes, kjo parti do të ankohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Patjetër që ne do ti drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese për të vendosur masë të përkohshme ndaj këtij vendimi”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI