Flash

Britania ashpërson masat e kontrollit kufitar, vendos karantinë 10-ditore për udhëtarët nga 22 shtete

Lapsi.al 27 January 2021
Britania ashpërson masat e kontrollit kufitar, vendos karantinë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson deklaron se qeveria e tij po forcon masat e kontrollit kufitar për të mbrojtur vendin nga variantet e reja të koronavirusit.

Johnson bëri me dije se janë plot 22 vende që kanë rrezikun e mutacioneve të reja, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Portugalinë dhe kombet e Amerikës së Jugut, raporton BBC.

Kryeministri britanik tha se për të ulur më tej rrezikun, kujtdo qytetari që nuk mund t’i refuzohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar, siç janë shtetasit britanikë, dhe që udhëtojnë nga këto vende rreziku, do t’u sigurohet strehim për 10 ditë që të qëndrojnë të izoluar, “pa përjashtime” theksoi ai.

Udhëtarët do të priten në aeroport dhe do të transferohen në hotele.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI