Flash

Detaje nga vrasja në Prishtinë, Albert Krasniqi u qëllua nga babai vetëm me një plumb

Lapsi.al 27 January 2021
Detaje nga vrasja në Prishtinë, Albert Krasniqi u qëllua nga

Albert Krasniqi, një personazh i njohur i shoubizit në Kosovë, është vrarë mbrëmjen e sotme nga babai i tij, Skënder Krasniqi. Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se i ndjeri është vrarë me vetëm një plumb dhe është qëlluar nga babai i tij në pjesën e sipërme të trupit. Në vendin e ngjarjes përveç Policisë së Kosovës ka dalë edhe Prokurori i Shtetit.

I kontaktuar nga Sinjali, prokurori deklaroi se “ata kanë pasur probleme të shumta familjare”, madje Albert Krasniqi, siç tha prokurori, dyshohet se “ka qenë shumë problematik”.

“Ai ka qenë edhe në kërkim nga Policia e Kosovës. Ka pasur rast të hapur për dhunë në familje”, tha prokurori.

Biznesmeni Krasniqi kërkohej nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-Missit Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë. Kujtojmë që para dy ditësh, u dha lajmi edhe mbi ndarjen e çiftit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre disavjeçare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI