Flash

Përkrahësit e opozitës protestojnë para Shërbimit Sekret rus pas arrestimit të Navalny-t

Lapsi.al 27 January 2021
Përkrahësit e opozitës protestojnë para Shërbimit

Përkrahësit e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny kanë bërë thirrje për protesta të reja anti-qeveritare jashtë selisë qendrore në Moskë të Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB) dhe zyrave të administratës presidenciale.

Siç njoftojnë mediat ruse, ekipi i opozitës ka publikuar një thirrje për mbështetësitë e tyre në Moskë që të mblidhen gjatë fundjavës, përkatësisht gjatë ditës së diele, në Sheshin Lubyanka jashtë selisë së FSB-së dhe Sheshit Staraya ku administrata presidenciale ka zyrat e saj.

Sipas njoftimit, protestuesit më pas do të marshojnë përmes kryeqytetit rus.

“Drejtimi i marshimit do të përcaktohet në varësi të situatës”, shkruajnë organizatorët.

Policia ruse të shtunën e kaluar arrestoi gati 3,900 persona – një rekord për një ditë të vetme – në të gjithë vendin, ku demonstruesit po bënin thirrje për lirimin e Navalnyt dhe protestonin kundër qeverisë.

Kritiku i Vladimir Putinit u arrestua dy javë më parë kur mbërriti në Moskë nga Gjermania, ku ai ishte duke u rikuperuar pas një tentimi për helmim me agjentin nervor Novichok.

Navalny akuzon FSB-në ruse për kryerjen e helmimit me urdhër të Putinit.

Ai mund të burgoset për më shumë se tre vjet nëse gjykata vendos në favor të Shërbimit Federal të Burgjeve, i cili thotë se Navalny nuk arriti të paraqitej dy herë në muaj, derisa ishte për shërim në Gjermani.

Po ashtu, vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro tij nga ana e Rusisë.

Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të tij.

Të këshilluara

Biden flet me Putin, çfarë duhet të dini

Presidenti Joe Biden zhvilloi të martën telefonatën e parë që kur filloi mandatin me homologun e tij rus Vladimir Putin, duke ngritur shqetësime në lidhje me ar...

08:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI