Flash

Dhuratat për oligarkët/ Pse jemi të fundit për ndihmën e atyre që u prekën ekonomikisht nga pandemia

Lapsi.al 29 January 2021
Dhuratat për oligarkët/ Pse jemi të fundit për ndihmën

Në ditët e saj të fundit të mandatit të dytë qeveria Rama po vazhdon ti bëjë dhurata oligarkëve, ose duke u dhënë koncesione pa gare, ose duke u zbritur detyrimet që i kanë shtetit, por ajo që bie në sy është fakti se ajo nuk ka bërë asnjë sforco për zbutur dëmin ekonomik që shkaktoi pandemia tek shtresat më të varfra.

Shqipëria, sipas vlerësimeve të FMN-së, ka alokuar më pak fonde si mbështetje direkte te qytetarët e saj në paketat e ndihmës anti-COVID, me vetëm 1.2% të Prodhimit të Brendëshëm Bruto.

Shqipëria, sipas vlerësimeve të FMN-së, ka alokuar më pak fonde si mbështetje direkte te qytetarët e saj në paketat e ndihmës anti-COVID, me vetëm 1.2% të Prodhimit të Brendëshëm Bruto.

Të dhënat e fundit të nxjerra prej Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se në rajonin tonë të gjithë kanë shpenzuar më shumë për të mbrojtur shtresat më vulnerabël të shoqërisë. Kështu ato kanë dhënë këtë ndihmë direkte për popullsinë përmes paketave të veçanta: 2% Maqedonia, 5.2% Bosnja, 5.6% Serbia, 8% Mali i Zi dhe 5.6% Kosova.

Loja me video/ Kush gënjen për paketën e tretë, Rama apo Basha?

Me gojën  e tij edhe kryeministri Rama e kishte premtuar në 13 prill një paketë të tretë por, kur erdhi dita e lëvrimit të saj në fund të majit ai bëri një kthesë 180 gradë duke deklaruar se kjo qe e panevojshme pasi izolimi kishte përfunduar dhe njerëzit i qenë kthyer punës.

[video width="1646" height="790" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/IMG_8624.mp4"][/video]

Lart video ku e mohon dhe poshte ajo ku e ka premtuar nje pakete te trete ne fund te majit. Ne ate kohe vendi kishte 60 mije te papune nga pandemia por Rama ua mohoi paketen e trete 

[video width="1548" height="730" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/06/IMG_8623.mp4"][/video]

Por kjo situatë bëhet edhe më e rëndë kur shikohen dokumentat dhe rezulton se Shqipëria është një nga vendet që sidomos në gjysmën e parë të vitit 2020 e ka rritur më shumë borxhin e saj duke e kaluar me kohë tavanin e mbi 80% të PBB.

Sipas të dhënave të Eurostat për BE-në dhe Komisionit Europian vendi ynë ka pasur rritjen e gjashtë më të lartë të borxhit publik në Europë, me 13.8 përqind. Ne renditemi (në krahasim me periudhën e para krizës, fundin e 2019-s), pas Qipros që e rriti borxhin me 19.2 pikë përqindje, Belgjikës (16.6 pp), Francës (16 pp), Italisë (14.7 pp), Spanjës (13.8 pp).

Huaja e re/ Ç’thoshte Rama në opozitë për borxhin e Berishës që sot e ka kaluar

Po atëhere si shpjegohet njëkohësisht marrja borxh në këto nivele të larta edhe për vende të zhvilluara të BE-së dhe nga ana tjetër ndihma më e vogël direkte e mundshme pë rata që u prekën ekonomikisht nga pandemia?

Pikërisht tek kjo mospërputhje duhen kërkuar privilegjet që qeveria i bën oligarkëve të saj që i ka edhe aleatët realë para zgjedhjeve të 25 prillit.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI