Flash

OBSH nis zyrtarisht hetimin në Wuhan

Lapsi.al 29 January 2021
OBSH nis zyrtarisht hetimin në Wuhan

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nisi sot (e premte) në Kinë një mision hetimor për të zbuluar origjinën e koronavirusit.

Një nga ndalesat e para të hetuesve ishte një spital në qytetin e Wuhan-it, ku u kuruan disa nga pacientët e parë me COVID-19.

Ekipi i OBSH-së pritet gjithashtu të vizitojë një treg prodhimesh deti po në Wuhan, ku u identifikuan rastet e para të sëmundjes, Institutin e Virologjisë dhe një laborator të Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Koronavirusi i ri u shfaq në Wuhan në fund të vitit 2019 dhe prej asaj kohe është përhapur në të gjithë botën.

Më shumë se 120 vende kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi origjinën e virusit dhe shumë qeveri kanë akuzuar Kinën se nuk ka bërë sa duhet për të frenuar përhapjen e tij./VOA

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI