Flash

Ekspertët e OBSH shkojnë në tregun ku pretendohet se u përhap COVID-19 në Wuhan

Lapsi.al 31 January 2021
Ekspertët e OBSH shkojnë në tregun ku pretendohet se u

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që po hetojnë origjinën e koronavirusit, kanë vizituar të dielën një treg në Wuhan, ku u raportuan rastet e para me sëmundjen COVID-19 një vit më parë. Ekipi i OBSH-së arriti në tregun i kafshëve Huanan – që është mbyllur që prej janarit të vitit të kaluar – dhe rojet nuk lejuan persona të tjerë që të hynin, raporton AFP.

Ky hetim i OBSH-së – që u pengua nga Kina që të zhvillohej më herët – ka për qëllim që të zbulojë se si koronavirusi kaloi nga kafshët te njeriu. Por, zyrtarët e OBSH-së, që janë në fazën e parë të hetimit, kanë minimizuar pritjet se mund të gjejnë burimin e virusit që ka vrarë mbi dy milionë persona në mbarë botën dhe ka goditur rëndë ekonominë globale.

Ekipi i OBSH-së, që të dielën arriti në tregun Huanan, po monitorohet nga afër nga autoritetet kineze. Një anëtar i stafit mjekësor brenda një pavioni izolimi në Spitalin e Kryqit të Kuq në Wuhan të Kinës, më 10 mars 2020. Më herët gjatë javës, media shtetërore, Global Times në një raportim ka minimizuar pretendimet e hershme se tregu Wuanan ishte epiqendra e virusit, duke pretenduar se “hetimet e bëra më vonë” kanë sugjeruar se tregu nuk ishte burimi i shpërthimit të virusit.

Fillimisht, zyrtarët kinezë kishin thënë se kafshët që shiteshin në këtë treg me gjasë janë burimi i shpërthimit të pandemisë. Por, më pas faji u është lënë kafshëve të importuara dhe Kina, pa dhënë prova, ka thënë se burimi i shpërthimit, mund të jetë diku tjetër. Kina ka raportuar 4,636 të vdekur nga koronavirusi i ri dhe ka thënë se për shkak të veprimeve të ndërmarra, ekonomia e saj tashmë ka nisur rikuperimin nga pandemia. Kina është kritikuar se fillimisht ka minimizuar shpërthimin e virusit dhe nuk ka dhënë informacione të plota kur rastet e para me COVID-19 u shfaqën në Wuhan në dhjetor të vitit 2019.

Të këshilluara

OKB: Covid ka shtuar pabarazinë në botë

Lufta kundër Covidit, ringritja e ekonomisë dhe klima janë tre prioritetet e vitit 2021, sipas OKB. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, kërkon një...

10:30

OBSH nis zyrtarisht hetimin në Wuhan

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nisi sot (e premte) në Kinë një mision hetimor për të zbuluar origjinën e koronavirusit. Një nga ndalesat e p...

17:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI