Flash

Socialistët e Durrësit duan të japin me PPP edhe varrezat

Lapsi.al 31 January 2021
Socialistët e Durrësit duan të japin me PPP edhe varrezat

Shërbimi i mirëmbajtjes së varrezave të Durrësit do t'i jepet një kompanie private për afro 38 milionë lekë në vit. Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë dhe në relacionin e datës 11 Mars të vitit të kaluar, që është zbardhur nga abcneës, jepen disa shpjegime se përse duhej kaluar në një PPP edhe për varrezat. Aty flitet edhe për arsyet që çuan në rritjen e kostos së shërbimit nga 8.8 milionë lekë në 37. 6 milionë lekë ose rreth 30 milionë lekë më shumë.

Këshilli Bashkiak pretendon se ndryshimi bëhet për shkak se sektori funeral dy vitet e fundit ka qenë me fitime shumë të ulëta dhe se ka konkurencë mes agjencive funerale private. Po ashtu, ndërsa solidarizohet me këto biznese, Këshilli Bashkiak ka parashikuar rënie të fitimeve të kompanive funerale, duke justifikuar me këtë parashikim rritjen e shumës që do t'i jepet privatit për 3 vjet.

Vendimi është konsideruar abuziv nga kreu i demokratëve të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj. Sipas tij, shërbimin do ta fitojë kryetari i PS së Durrësit Luan Zaza.

https://www.youtube.com/watch?v=ZejKPsB0skQ&feature=emb_title

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI