Flash

BioNTech premton rritjen e dërgesave të vaksinave në BE

Lapsi.al 1 February 2021
BioNTech premton rritjen e dërgesave të vaksinave në BE

Zhvilluesi gjerman i vaksinave BioNTech u zotua për të rritur dërgesat e tij në BE në 75 milion doza shtesë në tremujorin e dytë, nxitur dhe prej presionit të Gjermanisë dhe vendeve të tjera për të përshpejtuar vaksinimet.

Njoftimi nga kompania me bazë në Mainz se ka bashkëpunuar me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer për të siguruar vaksinën e saj erdhi vetëm disa orë para takimit të kancelares Angela Merkel me zyrtarë të lartë për të diskutuar përhapjen e ngadaltë të vaksinimit në Gjermani.

“Ne vazhdojmë të punojmë për të rritur dërgesat nga java që fillon më 15 shkurt për të siguruar shpërndarjen e sasisë së plotë të dozave të vaksinës në tremujorin e parë siç përcaktohet në kontratë”, theksoi Sierk Poetting, zyrtari kryesor në një deklaratë të BioNTech.

“Për më tepër, në tremujorin e dytë, ne mund të sigurojmë deri në 75 milionë doza shtesë për Bashkimin Europian”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI